Procedura tenderike e përzgjedhjes së kontraktorit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës magjistrale prej Ulqinit deri në Krythë ka përfunduar.
Këtë punë, siç shkruan “Pobjeda”, do ta kryej kompania nga Podgorica “Tehnoput MNE”, e cila deklaroi se rrugën do ta ndërtojë për 7,24 milion euro.
Afati për përfundimin e punimeve është 360 ditë, nga dita e fillimit të punës, e cila duhet të fillojë, siç shkruan kjo gazetë, në fillim të vjeshtës së këtij viti.
Tani vetëm mbetet që ministri i komunikacionit dhe detarisë Ivan Brajoviq të nënshkruajë vendimin e komisionit i cili zgjodhi “Tehnoput MNE” si ofertuesin më të mirë nga katër që morrën pjesë në tender.