Sipas qytetit tonë janë quajtur dy rrugë në lagjet e njohura në kryeqytetet e Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe në Kosovë.
„Rruga e Ulqinit“(Ulcinjska ulica) në Beograd gjendet në vendbanimin Zvezdara, derisa (Ulcinjska) në Podgoricë gjendet në lagjen ekskluzive Gorica.
Rruga e Ulqinit gjendet edhe në Prizren, derisa në Prishtinë quhet thjeshtë „Ulqini“. Në afërsi të saj ndodhet edhe rruga „Tivari“.