Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk ka të infektuar dhe se qytetarët po i përmbahen masave të përcaktuara nga qeveria qendrore e Malit të Zi.
“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të vizitojnë Ulqinin, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat edhe për të ruajtur distancën”, tha ai.
Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varen nga turizmi. “Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijtë, kosovarët janë të mirëseardhur, ata vijnë në shtëpinë e tyre”, pohoi ai./rtklive.com