Dy oferta për kabllim dhe blerjen e pajisjeve u dorëzuan në tenderin të cilin në fund të marsit e shpalli Radio-televizioni i Ulqinit, njoftohet për Portalin Ul-info nga kjo shtëpi mediatike.
Siç thuhet, të dy ofertat, të cilat i dhanë kompanitë nga Podgorica, plotësojnë kushtet formale-juridike të përcaktuara me tender.
Pritet që Komisioni tenderik dhe këshilltari profesional i RTV Ulqinit në këtë punë të jap së shpejti mendimin për këto oferta, e mbas kësaj në afatin prej jo më vonë se 30 ditë të nënshkruhet kontrata me ofertuesin më të mirë.