Punëtorët e punësuar në emetuesin publik lokal “Radio televizioni Ulqin” kanë vendosur sot që të enjten të fillojnë grevën paralajmëruese.
“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, për pesë ditë nisim grevën e vërtet”, nga deklaruan nga Organizata sindikale.
Punëtorët kanë kërkuar nga Komuna e Ulqinit pagesën e dy pagave deri sot, dhe dy të tjera nga gjithsej 11 deri më 26 janar.
“Por, përgjigje nga drejtuesit e komunës, të cilëve iu drejtuam nuk kishte”, theksojnë anëtarët e sindikatës.