Komisioni i tenderit, të cilin e formoi Këshilli i Radio televizionit Ulqin (RTVU), ka shpallur dje tenderin për kabllim dhe blerjen e pajisjeve, mëson Portali Ul-info.
Vlera e tenderit, i cili do të jetë i hapur 37 ditë, është 120 mijë euro me TVSH.
Në krye të Komisionit të tenderit është kryetari i Këshillit të RTVU Arben Llunji.
Këshilli morri garancitë nga drejtuesit e komunës që ekzistojnë mjetet financiare që shërbimi publik lokal të fillojë emitimin e TV programit.