Sot duhet me qen një ditë e posaçme për shqiptarët ne M. të Zi.
Pas shumë viteve formohet përsëri Koalicioni në pushtetin lokal në te cilin marrin pjesë të gjitha partitë nacionale shqiptare.
Por, atmosferën festive pak e prish fakti se meritat për “bashkimin” e shqiptarëve nuk do ti marr as Albin Kurti, i cili mjaft punoi në këtë drejtim, as ministri Bushati, as Bujar Nishani, as Thaçi, as Rama….
Merita për pajtimin e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi i takon Partisë demokratike të socialistëve. Edhe atë, jo kryetarit të saj, M. Gjukanoviq, i cili nuk pati as kohë e as nevojë, të merret me këtë punë, por e vlerësoi se këtë, me sukses mund ta kryej edhe zëvendësi i tij, z. Dushko Markoviq, ish shefi i Sigurimit të Shtetit.
Kemi fituar, prapë, “treshin” e famshëm.
Por, kësaj here “treshi” do të funksionoj ne një formë pak të modifikuar. Unë e kisha thirr këtë koalicioni “tri u jedan”, si aja kafja e njohur.
Kemi fituar tri parti shqiptare, të përziera dhe të qitura në filxhanin e Partisë demokratike të socialistëve.
Përveç se ideja, iniciativa dhe urdhri për formimin e këtij koalicioni erdhi nga lart, nga Podgorica erdhi edhe teksti i marrëveshjes me gjithë programin dhe qëllimet të koalicionit të ardhshëm.
Shumë e çuditshme. Ata në Podgoricë dinë ma mirë se na se çka i duhet Ulqinit.
Edhe diçka tjetër çudit me rastin e formimit të këtij koalicioni.
Pas zgjedhjeve lokale të 2014-tës, PDS gjithnjë ka theksua se asaj, si Parti me numër ma të madh votash në Ulqin i takon vendi i Kryetarit të Komunës. Dhe tash kur kanë mujt me e marr atë vend ata çojnë dorë nga kjo kërkesë.
Nuk ndodh shpesh në kushtet tona që dikush të jetë aq galant dhe t’ia jap dikujt tjetër atë çka mundet me e marr për veti.
Vetëm dy, mund të jenë shkaqet për këtë vendim.
Së pari, ekziston mundësia se udhëheqësia e PDS mendon se në Këshillin komunal në Ulqin nuk kanë asnjë njeri i cili e meriton dhe ka aftësi të bëhet Kryetar i Komunës, çka është zor të besohet kur e dimë se në KK të PDS ka një numër të madh njerëzish me eksperiencë, që vite me radhë kanë mbuluar vende shumë të rëndësishme, në politikë dhe ekonomi.
Atëherë mbetet shkaku i dytë…
Dihet se ai që merr vendin e Kryetarit të Komunës merr mbi vete edhe përgjegjësinë më të madhe për rezultatet e pushtetit të ri. Kjo do të thotë se duhet edhe të angazhohet më tepër në zgjidhjen e problemeve.
Fakti se udhëheqsia e PDS nuk e deshti vendin e Kryetarit të Komunës na bënë të mendojmë se ata nuk kanë mendim të bajnë diçka për Ulqin. Siç duket, dëshirojnë që Ulqini ta lajnë kështu të pazhvillumun dhe përgjegjësinë pë këtë ta ketë dikush tjetër. Kjo është diçka që duhet ta brengosë secilin qytetar të Ulqinit.
Ka mundësi se në këtë vendim, pjesërisht ka ndiku edhe vetë situata e vështirë në Ulqin.
Gjëndja ne pushtetin lokal, në të gjitha pikëpamjet është katastrofale dhe nuk isht me ia pas lakmi kërkujt që mbi vedi merr përgjegjsinë për funkcionimin e tij.
Por, nga një aspekt, kjo mund të jetë edhe njëfar favori, sepse në këtë situat kaq të vështirë, çdo angazhim, çdo përmirësim, çdo lëvizje përpara shpejt vërehet dhe jep efekte pozitive.
Nuk ka dilemë. Nuk keni mi pas aspak lehtë. Por, sa i përket fillimit i keni të gjitha kushtet për rezultate të shpejta dhe pothuajse, spektakolare.
Keni shumicë prej 26-27 këshilltarësh, deri tesh të paparë ke na… Të gjithë subjektet të koalicionit janë pjestar të pushtetit shtetnor. Partia ma e madhe në Mal të Zi është pjesë e pushtetit lokal. E keni të pregaditun Buxhetin i cili ka kalu të gjitha fazat dhe pëlqimet, dhe vetëm duhet të aprovohet. Me aprovimin e tij menjiher mund të tërhiqni kredin, i cili gjithashtu është i sigurumun dhe me te të lani borxhet dhe rrogat, si dhe të pagoni obligimet lidhur me fillimin e investimeve me vlerë 25 milion eura, të cilat gjithashtu presin.
Një numër i madh i Planeve urbanistike i ka kalu të gjitha fazat dhe presin vetëm të aprovohen në Kuvend. Gjithashtu edhe Plani strategjik i zhvillimt. I keni edhe qëndrimet e qarta të këtij Kuvend, të aprovumun me votat e të gjithë këshilltarëve, lidhur me Planin hapësinor urbanistik të Ulqinit, Planin e dedikimeve të posaçme për zonen e të mirave detare, për Ligjin e të mirave detare, etj.
Çdo gja mvaret prej jush. Prej vullnetit dhe dëshirës tuaj. A doni dhe me çfarë tempoje dhe dinamike me i aprovu këto vendime.
Në fund.
Ish Kryetarit të Komunës, z. F. Gjeka dhe gjithë përfaqsuesve të ekzekutivit në largim i falenderoj në bashkpunim dhe sjellje korekte, dhe i dëshiroj sukses në jetë dhe punë, në postet e reja që do të marrin.
Për shkak të mënyrës në të cilën është formu si dhe dyshimeve tona në qëllimet e këtij koalicion, këshilltarët e PSD do të jenë të përmbajtur gjatë votimit për Kryetarin e Komunës, por pa dilemë, Kryetarit të ri, z. N. Cungu i uroj rizgjedhjen në këtë post dhe i dëshirojë çdo sukses në kryerjen e detyrës.
Gjithashtu, ju siguroj për sjellje korrekte të dy këshilltarve të PSD në këte Kuvend dhe ju ofroj bashkpunim të sinqert, gjithmon kur ta çmoni se ka nevojë.