Gazetarja Suzana Ganiq ka deklaruar se është e kënaqur me mënyrën se si filloi javën e kaluar kontesti gjyqësor “rasti mobing” në Gjykatën themelore në Ulqin.
Ajo dhe kameramanja Arijana Kurmemoviq kanë paditur ish shtëpinë e tyre, TV Teuten, për mobing.
“Besojmë në sistemin gjyqësor të Malit të Zi dhe jemi të sigurta që gjykata do të vendos në favorin tonë. Ekzistimi i mobingut në rastin tonë është i dukshëm, ndërsa provat janë të pakontestueshme”, tha ajo duke shtuar se nga Delegacioni i Bashkimit evropian në Podgoricë kanë kërkuar që ta përcjellë rastin, si dhe nga organizatat civile që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.