Ulqinaku Savo Gjurishiq (29) ka pranuar para hetuesve që mbrëmë rreth orës 19:35, në vendbanimin Pinjesh, me të shtëna nga pistoleta ka vrarë Beqa Likajn (53) nga Kosova.
Likaj kishte edhe nënshtetësinë malazeze, e një kohë të gjatë ka jetuar në Zvicër.
Policia ka njoftuar se Likaj dhe Gjurishiq janë grindur në banesën e mikeshës së përbashkët M.D. nga Plevla, ndërsa Gjurishiq e përfundoi grindjen me të shtëna nga pistoleta.
Siç transmetojnë “Dnevne novine”, ai mbas vrasjes iku në drejtim të ish hotelit “Galeb”, ku në shkurre hodhi pistoletën nga e cila ka shtënë, por mbas 20 minutash është përcaktuar vendndodhja e tij dhe është arrestuar.
Gjurishiqi akuzohet për veprën kriminale “vrasje e rëndë” dhe sot do të dërgohet në seancën dëgjimore tek Prokurori i lartë shtetëror në Podgoricë.