Pas vjeshtës së shkëlqyer dhe mundësive reale për kualifikim në Ligën e parë, situata në Klubin futbollistik „Otrant Olimpik“ është aqë e vështirë që Ulqinakët prapë mund të mbesin pa skuadrën e vetme futbollistike, shkruan „Dnevne novine“.
„Financat janë problem. Kam ftuar njerëzit nga Komuna që të ndihmojnë. Kur të vijë 1 shkurti, të punësuarve në klub do t‘i kemi borxh katër paga. Njerëzit të cilët punojnë në klub, jetojnë nga këto paga. Por, Komunën nuk e interesojmë“, tha për atë gazetë kryetari i klubit Skender Rexhoviq.
Ai theksoi se është i gatshëm të largohet nga klubi, nëse njerëzit nga Komuna vendosin ashtu.
„Jam i gatshëm të iki që Komuna të vendos dike të vetin në krye, vetëm që klubi të mbijetojë. Por, pyetëm: kujt i pengon kryetari i klubit i cili u shpall kolektivi më i mirë sportiv në Ulqin në vitin 2016“, shtoi Rexhoviq.