Tri janë çeshtjet që do i elaboroj para jush në lidhje më Draft planin hapsinor dhe mendoj se nese arrihet një konsensus, ndërmjet nesh këtu dhe ndërmjet përpilueseve të planit, konsensus të cilin e parasheh edhe kontrata e nenshkruar, këto propozime mund të jenë pjesë e planit. Ka shumë çeshtje si mund të diskutohen dhe mendoj se diskutimet konstruktive vetem e rrisin cilësinë e planit i cili duhet të ketë në fokus qytetarin dhe zhvillimin e qytetit.
Çeshtja e parë ka të bëjë më ,,kategorizimin si rrugë të shpejtë më gordona rrethuese” e cila kalon mu në mes të Anes së Malit, ku si rezultat i perputhjes se vijave të gordoneve rrethuese më rrugen aktuale përbën problem për segmentin e rruges aktuale nga Krytha deri në Katerkollë dhe krahu i djathtë i rrugës aktuale nuk ka mundësi të urbanizohet dhe të vihet në funksion të qytetareve.
Kërkojmë që mundësisht më parashikimin e ,,projekt planit për rrugën e shpejt” drejt Shqipërisë , në segmentin e rrugës nga Krytha deri në qender të Katerkollës, të lëvizet më tepër buzë malit në anën e djathtë dhe t’iu jepet mundësi asaj zone të urbanizohet dhe të shëndrrohet në veprimtari bisnesi sepse rruga aktuale është potencial i jashtezakonshem turistik dhe ekonomik si rezultat i pikës doganore në Sukobin.
Çeshtja e dytë ka të bëjë më ,,kategorizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore”, ku duhet të potencohet se kategorizimi i trashëgimisë kulturore është bërë më ligjin e vitit 1991 për trashëgimi kulturore, dhe arsyetimi në fund jepet se do të harmonizohen më ligjin e vitit 2010 për trashëgimi kulturore. Duke parë rendësinë e madhe që ka trashëgimia kulturore e qytetit të Ulqinit , e shohim të arsyeshmë që objektet e trashëgimisë kulturore historike në zona arkeologjike të ,,kategorizohen si objekte kulturo-historike’’ sipas përkufizimit që i bënë neni 13 i ligjit për trashëgimi kulturore i vitit 2010. Integrimi i trashëgimisë kulturore në planifikimin urban dhe hapësinor nxit diversitetin si dhe mbështet të drejtën e qytetarëve të jenë bashkëpjesëmarrjes në kulture dhe është në përputhje me normat dhe standardet evropiane.
Çeshtja e tretë ka të bëjë më zonën më atraktive të qytetit të Ulqinit që është nga Hotel Albatrosi deri të Kepi i Gjeranave në Plazh të Madh. Duke parë shkatërrimin dhe betonizimin e çdo pjese të Ulqinit , me ndertime të egra, pa plane, pa koncept ndërtimit , me një arkitekture të shëmtuar, dhe pa asnjë vision duke shkaktuar kaos urbanistik në cdo pjesë të qytetit, mendoj që rreth kesaj zone të kemi një qendrim shumë më serioz dhe më një vision afatë gjatë. Draft plani hapsinor shumicën e kësaj zone e ka paraparë si zonë të gjelbërt, kurse disa pjese i ka urbanizu dhe i ka paraparë për turizëm.
Seleksionimi dhe diskriminimi që i bëhët qytetarëve që posedojnë pronën në atë pjesë dhe që nuk kanë të drejtë që pronën e tyre ta kenë në shërbim, duke shkelur kështu të drejten themelore kushtetuese të drejtën e pronës propozojë dhe sugjeroj që: hartuesi i draft planit hapsinor duhet ta parashoh të gjithë zonën ,,zonë të urbanizuar ’’ kurse Komuna e Ulqinit ta përgadis planin urbanistik për at zonë.
Plani urbanistik për atë zonë duhet të jetë kushtë që të përpilohet nga agjensi ndërkombëtare të specializuara, me pjesëmarrjen e një grupi specialistësh nga Komuna e Ulqinit, dhe të punohet më të gjitha standartet bashkohore, i cili do përcaktoj saktë çdo parcele se në çfare kategorizimi do bëjë pjesë. Nëse do ndiqeshin këto parametra atëherë plani urbanistik do ishte model duke krijuar standarte dhe kriteriume, sesi duhet të zhvillohesh duke ndërtu.
Mendoj se boll kemi urbanizu parcela për shitje. Le të urbanizom parcela për zhvillimin e qytetit dhe qytetareve !