Sa i besoni informacionit të publikuar në media: BESIMI AFRO 70 PËR QIND

Anketa e kryer nga Portali Ul-info tregon se qytetarët kanë besim të konsiderueshëm në media.

Më shumë se dy të tretat e qytetarëve (68 për qind) kanë thënë se kanë besim në media, çka e vendosin median relativisht lart në hierarkinë e besimit të të gjitha institucioneve në zonat ku është kryer anketa.

Rrjetet sociale janë bërë burimi kryesor i informacionit për shumë qytetarë, dhe të anketuarit e brezit të mesëm (35-54) përgjithësisht ndjekin mediat në masën më të madhe, ndërsa të rinjtë (18-34) ndjekin rrjetet sociale në baza ditore.

Sigurisht që qytetarët bëjnë dallimin mes mediave, ndaj u besojnë më së shumti mediave tradicionale (TV, radio dhe gazeta), por edhe ato portale që janë kredibil.

Rreth 19 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë fare besim në informacionin e medias dhe 13 për qind deklaruan se kryesisht nuk kanë besim.

Pra, afro 70 për qind e qytetarëve kanë besim në media, ndaj ato kanë një përgjegjësi të madhe që të përpiqen ta ruajnë, ndoshta edhe ta rrisin besimin e treguar, që patjetër është rezultat i punës së tyre të përkushtuar.

Kjo është e rëndësishme për të gjithë shoqërinë, sepse në traditën moderne politike, besimi në media është i lidhur ngushtë me besimin në institucionet politike demokratike, në vetë rendin demokratik dhe në vlerat demokratike mbi të cilat bazohet sistemi.

Roli i mediave të komunikimit në sistemet politike demokratike qëndron në supozimin e aftësisë së mediave për të ndikuar në sjelljen politike të qytetarëve, pjesëmarrjen politike dhe angazhimin politik të qytetarëve.

 

Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi