Integrimi i Malit të Zi në NATO përfaqëson një nga fushat kryesore të interesit publik në vend, por njëkohësisht është sfidë për njohjen dhe përgatitjen e opinionit publik rreth misionit , plotësimin e kushteve si dhe për kapacitetet e Aleancës Atlantike përballë sfidave të reja të shekullit 21.
Në vazhdën e kësaj axhenda, Aleanca e NATO-së dhe Mali i Zi i mbështetur fuqishëm nga disa shtete të rajonin kanë ndërmarrë takime të niveleve të lartë të politikës dhe diplomacisë. Axhenda e organizuar vazhdon të trajtohet dhe vlerësohet nga opinioni publik dhe më gjërë në dritën e sensibilitetit dhe interesit pothuajse mbarëpopullor për çështjen e integrimit dhe anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Por pavarësisht kësaj në mënyrë konstante mbetet një grup i konsiderueshëm të pavendosurish. Kjo për arsye të ndryshme si dhe përplasjes ndërmjet gjykimit mbi rolin e NATO-së gjatë konflikteve të fundit dhe perspektivës së integrimit të vendit.
Shtetet të cilët kërkojnë që të anëtarësohen në NATO së pari duhet të plotësojnë disa kushte që të jenë pjesë e Aleancës ku duhet të përmendim , çështjet politiko-ekonomike, ushtarake , të mbrojtjes, financiare , sigurisë dhe çështjet ligjore. Mali i Zi ka bërë disa reforma të rëndësishme më qëllim plotësimin e këtyre kushteve dhe pret ftesën për tu bashkuar më aleancën më të madhe politiko-ushtarake në Samitin e NATO-s i cili është caktuar më datë 4-5 Shator.
Zgjerimi i Aleancës vendos sigurinë në termat e gjeopolitikës për Ballkanin Perëndimor.
Riaktualizimi i çështjes së Krimesë në Ukrainë është një kërcenim serioz sa i përket sigurisë në nivel ndërkombëtar . Lufta e Krimesë e cila ndodhi në vitin 1854-1856 prishi ekuilibrat në mes të fuqive të cilat pas luftërave Napoleoniane krijuan aleancën për ndërtimin dhe ruajtjen e paqës e cila u quajt ,, Bashkësia Evropiane’’ dhe poashtu u bë shkëndi për një luftë të përgjithshme. Lufta e kësaj kohe e cila në histori njihet si Lufta e Krimesë implikojë edhe Ballkanin, sidomos trevat e Danubit.
Sipas Traktati të Paqes të nënshkruar në Paris në vitin 1856 Rusia humbi deltën e Danubit, të drejtën për ta mbajtur flotën ushtarake dhe fortesën në Detin e Zi, si dhe u detyrua të hiqte dorë nga protektorati mbi Serbinë. Pavarësisht kësaj Gadishulli Ballkanik vazhdoi të mbetej në qendër të vëmendjes edhe pas Traktatit të Parisit.
Sot, Çështja e Krimesë rikthehet përsëri në arenën ndërkombëtare pas aneksimit nga ana e Rusisë duke vërë në lëvizje diplomacitë më të mëdha për zgjidhjen e këtij problemi.
Mendimi i Alfred Tajer Mahan, një historian dhe strateg i flotës detare, i cili me studimet e tij patë ndikim të madh në politikën e jashtme dhe strategjinë e flotës detare në SHBA, por edhe në Angli, Gjermani, Japoni, vë në dukje se “kontrolli i detit është çelësi i sundimit të botës, sepse oqeanet dhe detrat formojnë një trup të vetëm ujorë që mbështjell çdo kontinent dhe mundëson depërtimin në çdo kontinent dhe ishull, të gjitha rrugët tokësore përfundojnë në bregdet dhe ato ndërpriten, i pandërprerë dhe i vijueshëm është vetëm deti, andaj transporti në det është më i efektshëm , të mos kesh dalje në det është katastrofë për një shtet’’.
Vendosja e kontrollit të plotë mbi siujdhesën e Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe influenca e politikës së jashtme ruse në disa shtete të rajonit përbën kërcenim serioz për krijimin e konflikteve dhe tensioneve tjera ndërkombëtare, vatra të cilat rrezikojnë edhe Ballkanin.
Mali i Zi, është një shtet i vogël, por në politikën gjeostrategjike luan një rol të rëndësishëm sidomos për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Për këtë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm, dhe do ndikojë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe më gjërë, njëkohësisht do përmirësojë dhe avancojë pozitën e vet në arenën ndërkombëtare drejt proceseve integruese.