SABRI SALAJ: Diplomacia e Perandorisë Osmane – ÇËSHTJA E ULQINIT (5)

Sabri SalajDuke dashur më çdo kushte zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit të cilat për shkak të qëndresës së shqiptarëve nuk u realizuan Porta e Lartë duke qenë e shtrënguar edhe nga Fuqitë e Mëdha, përdori forcën ushtarake për zbatimin e këtij vendimi dhe së bashku me forcat e fuqive të mëdha e forcat e Malit të Zi bëri të mundur dorëzimin e Ulqinit, Malit të Zi.

Presioni i Fuqive të Mëdha bëri që Dervish Pasha të nisej për sulm drejt Ulqinin. Pasi vendosi që të prishën urat që lidhin Shkodrën më Ulqinin, nga të cilat rrugë furnizohej Ulqini më vullnetarë për luftë, filloi betejat më shqiptarët të cilët ishin në mbrojtje të Ulqinit. Pas shpërndarjes së forcave vullnetare shqiptare, Dervish Pasha me ushtrinë e tij më 23 nëntor hyri në Ulqin.

Dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi nga ana e Portës së Lartë, shërbeu si sinjal për rrymën autonomiste që të kalonte në aksion të përgjithshëm për realizimin e autonomisë së Shqipërisë. Pas dorëzimit të Ulqinit më 26 nëntor 1880 lëvizja autonomiste deklaronte se ishte momenti më i përshtatshëm për marrjen e pushtetit.

Më 15 korrik 1880 Porta e Lartë i dha përgjigje notës që Fuqitë e Mëdha i kishin dërguar asaj më 26 qershor 1880, me të cilën e vinin në dijeni se kishin vendosur që Mali i Zi të merrte Ulqinin me rrethin e tij në vend të Hotit dhe të Grudës. Porta e Lartë iu përgjigj duke njoftuar Fuqitë e Mëdha se Porta e Lartë është e gatshme të zbatonte Protokollin e 18 prillit 1880 dhe nuk ishte nevoja për zëvendësimin e këtyre trevave më qytetin dhe rrethin e Ulqinit.

Fuqitë e Mëdha e refuzuan kategorikisht propozimin mbasi e konsideruan si një manovër të Portës për ta zvarritur më tej çështjen. Porta e Lartë luanë kartë të dyfishtë me faktorin shqiptar ku njërën anë kërkonte që nëpërmjet shqiptareve të ruante sovranitetin e vet territorial kurse në anën tjetër shqiptarët i përdorte edhe si kërcënues të realizimit të vendimeve të Fuqive të Mëdha.

 Ambasadori gjerman në Stamboll Hasfield pareshtur thekson çështjen e “ndihmës turke” për shqiptarët dhe përdorimin e tyre për t’i bërë bisht zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Berlin. Thuajse në secilin raport do të gjejë diçka për t’ia tërhequr vërejtjen kancelarit, se si “turqve u shkon për shtati rezistenca e shqiptarëve dhe se ata edhe në të ardhmen do të luajnë me atë kartë”.

Madje edhe me rastin e notës që Fuqitë e Mëdha ia drejtuan Turqisë më 26 qershor të vitit 1880, kur prej saj u kërkua që nëse Cemi nuk do të mund t’u dorëzohet malazezve, atëherë të bëhet një propozim tjetër që do të ishte i pranueshëm dhe i zbatueshëm njëherësh, ambasadori gjerman në Stamboll vlerëson se “Porta qëllimisht më 19 gusht propozoi që Ulqini t’i jepej Malit të Zi, ani pse dihet që ky qytet qind për qind është i banuar më shqiptarë, të cilët assesi nuk do të pranojnë t’i dorëzohen Malit të Zi. Ky është një plan djallëzor, ngase Porta është e bindur se shqiptarët nuk do ta lëshojnë Ulqinin”. Ambasadori gjerman në Stamboll, Hasfield, i njohur për qëndrimet se Porta i përdorte shqiptarët dhe Lidhjen e tyre që të sabotohen vendimet e Berlinit, me rastin e konfliktit të drejtpërdrejtë me Portën do të thotë: “Shqiptarët u munduan ta mbajnë për vete sulltanin dhe ta kenë sa më afër ndërsa sulltani shqiptarët – deri aty sa lejuan mundësitë. Kur u sosën të gjitha fjalët, atëherë konflikti që i pashmangshëm dhe dihej fare mirë se kush do ta pësonte”.

Porta e Lartë donte ta përdorte akoma Lidhjen Shqiptare, si një fuqi në jug të Shqipërisë, ku Greqia kërkonte një pjesë të territorit të Perandorisë. Veprimtaria diplomatike e Portës së Lartë duke përdorur faktorin shqiptar për mos zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berilin, ruante integritetin territorial të saj. Porta e Lartë e dinte mirë se më dorëzimin e Ulqinit, hapej rruga për të ndërhyrje të tjera në punët e brendshme të Perandorisë duke cenuar kështu sovranitetin e integritetit të saj territorial.

Që nga qershori i vitit 1880, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Portës së Lartë t’i dorëzonte Ulqinin Malit të Zi, duke përdorur edhe armët kundër shqiptarëve. Madje e kërcënuan se do të zhvillonin një demonstratë detare në bregdetin shqiptar. Nga ana tjetër Lidhja Shqiptare dhe kuvendet e saj i kishin përsëritur disa herë Portës së Lartë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur Ulqinin. E ndodhur nën një presion të dyfishtë, Porta e Lartë në fillim bëri përpjekje duke përdorur të hollat, premtimet dhe kërcënimet, për t’i bindur shqiptarët që të hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur por nuk ia arriti qëllimit.

Perandoria Osmane dërgoi Riza Pashën për të bindur shqiptarët të dorëzoheshin, duke përdorur manovrime diplomatike më qëllim të krijonte përçarje ndërmjet shqiptarëve, po ashtu nëpërmjet të hollave dhe lirave por pa sukses. Shqiptarët ishin të vendosur për mbrojtjen e territoreve të tyre. Riza Pasha, i zënë ngushtë prej shqiptarëve, jo vetëm që s’bëri gjë për dorëzimin e Ulqinit por e shpalli se do t’iu binte malazezeve në qoftë se ato provonin të hynin në qytet. Kjo sjellje e Riza Pashës bëri bujë, se dukej sikur Turqia punonte me dy faqe. Shtypi rus u- çua kundër Shqipërisë.

Kur flota e Fuqive të Mëdha u fut në gjirin e Bokës së Kotorrit, Porta nën presionin e Fuqive të Mëdha, u detyrua të ndërmarrë masa energjike që t’ia dorëzojë Ulqinin Malit të Zi. U ndërrua Riza Pasha dhe në vend të tij u emërua komandanti turk i njohur për egërsi Dervish Pasha që ta zgjidhte definitivisht çështjen e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do