Sado Dollaku: Dulcinea, fari i dijes

Dollaku portretKaluan tridhjetë vite prej momentit kur gjatë furtunës së luftës në ish Jugosllavinë, emigrova, “per buken e  gojës”, me shpresë se një ditë, “shpejt”, do të kthehem në vendlindje. Mirëpo, rrethi ngadalë po mbyllet, jeta po kalon, e unë po e citoj të ndjerin Konstantin Kavafis:

Qyteti

The: Do shkojë në tjetër tokë, do shkojë në tjetër det.
Ndonjë qytet tjetër do gjendet më i mirë e më i lumë
Çdo përpjekje që bëj këtu është një dështim më shumë;
dhe si I vdekuri në varr zemra ime s’njeh gaz.
Gjer kur do ta durojë shpirti im këtë maraz?
Ngado që i kthej syte, ngado që kthej vështrimin,
këtu shoh veç gërmadhat e zeza dhe shkretimin e jetës që jetova,
që prisha e rrënova kaq vjet

Vise e dete të tjerë s’do gjesh; e ke të kotë.
Do të të ndjekë pas qyteti. Rrugët ku do endesh po këto do jenë 
Do plakesh, ja, këtyre vendesh; 
dhe shtëpitë ku do thinjesh do jenë gjithë po këto 
Do mbërrish përherë te ky qytet. Për gjetiu- mos shpreso –
nuk ka anije për ty, nuk ka rrugë. Për fare
siç e rrënove jetën këtu, te kjo kamare e vogël,
e ka rrënuar gjithandej në botë. 

Natyrisht, nuk kisha nevojë të emigroj në SHBA që të zbulojë se sa të përbashkëta kanë njerëzit me prejardhje nga këto hapësira, pavarësisht nga vendi ku jetojnë. Kudo që udhëtova dhe takova njerëz nga Ballkani, veçanërisht të rinj, vërejta të njëjtën etje për dije, paqe, bashkëpunim dhe mirëqenie. Prandaj mendoj se konfliktet në rajon janë, kryesisht, rezultat i politikës së keqe. Ballkanasit ndajnë të njëjtat shpresa dhe brenga, si dhe ëndrra të njëjta për një të ardhme më të mirë.

Sot jemi dëshmitarë sesi studentët edhe ekspertët, me prejardhje nga Ulqini, japin kontributin e vet për komunitetin dhe lënë gjurmë të pashlyera në veprimtarinë publike dhe afariste të vendeve ku emigruan. Arsyet e emigrimit janë tashmë të njohura: mungesa e arsimit dhe punësimit adekuat, që është pasojë e neglizhencës dhe mungesës së vizionit strategjik të zhvillimit të Ulqinit dhe politikës adekuate e cila këtë vizion do ta jetësonte në praktikë. Për gjithë ato Ulqinakë që korrën suksese në emigracion duhet “hequr kapela” për guximin e treguar gjatë ballafaqimit me sfida jo të vogla pasi lëshuan shtëpitë dhe vatrat e tyre.

Eshtë shpresëdhënëse  iniciativa e fundit amerikane për të lidhur bashkërisht Serbinë dhe Kosovën me infrastrukturën moderne dhe se “miliarda dollarë” janë drejtuar në projekte të shumta, që do të thoshte se “rajoni nuk do të mbetet i bllokuar në të kaluarën, por do të shikojë drejt së ardhmes”.

Ideja e Mini Schengen dhe integrimit ekonomik rajonal duket se gjen mbështetje më të gjerë nga strukturat qeverisëse të vendeve që presin të bashkohen me BE. Sidoqoftë, përqendrimi në projektet e infrastrukturës pa një plan gjithëpërfshirës për afrimin kulturor dhe shoqëror midis popujve të shkatërruar nga lufta, veçanërisht të rinjtë, mund të jetë i pakuptimtë. Arsimi modern, i orientuar drejt së ardhmes është një parakusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe do të kontribuojë që “Ballkani të bëhet sinonim i paqes, një rajon nga i cili të rinjtë nuk do të largohen, por do të kthehen në punë”.

Njëjtë si me cilindo vizion tjetër, që të realizohet, nevojitet planifikimi afatgjatë dhe resurset.

Ndoshta, për qëllimin e lidhjes rajonale, Ulqini, një qytet mesdhetar i banuar nga popuj të fesë myslimane, ortodokse dhe katolike (shqiptarë, malazezë, serbë, boshnjakë, kroatë, romë-egjiptianë dhe të tjerë) mund të shërbejë si një pikë fillestare e zhvillimit.

Pikënisja e planifikimit është që Ulqini ta ruajë identitetin e qytetit të hapur me politikën zhvillimore mbi bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, të sigurohet statusi i Qendrës Rajonale të Zhvillimit dhe të përkrahet iniciativa për hapjen e kolegjit amerikan në mënyrë që të tërhiqet korpusi sa më i madh i studentëve nga rajoni i gjerë.

Ulqini duhet ta drejtojë funksionalitetin e vet kah bashkëpunimi i fuqishëm ndërkombëtarë. Përmes një bashkëpunimi të tillë dhe me shpërndarjen e punës së përbashkët, Ulqini si qendër e ardhshme rajonale universitare e Ballkanit Perëndimor mund të formojë Aleancën Universitare me brendet e njohura botërore të programeve arsimore, resurset dhe përmbajtjet nga SHBA-ja dhe Evropa. Me kapacitetet ekzistuese, Ulqini mund të ofrojë mbajtjen e mësimit dhe instruksioneve në formën e kolegjeve më bashkëkohore amerikane gjatë tërë vitit.

Formimi i Aleancës së tillë Universitare, e cila mund të përfshijë edhe disa fakultete ekzistuese në rajon, e të cilët janë të valorizuara në mënyrë adekuate, oferta arsimore dhe shkencore-hulumtuese, por edhe oferta turistike e Ulqinit do të bëhet më atraktive dhe më gjithëpërfshirëse, duke rritur kështu edhe mobilitetin rajonal të studentëve dhe turistëve. Në këtë mënyrë do të formohet “brendi i ekselencës”, i fuqishëm dhe i njohur në suazat ndërkombëtare, i Ulqinit si qendër arsimore. Ekonomia e Ulqinit do të ringjallet dhe konsolidohet, duke mundësuar vende të reja të punës dhe shpërndarjen e hulumtimit të gjithanshëm shkencor duke parandaluar kështu “largimin e trurit” dhe shpërnguljen e rinisë. Hulumtimet shkencore do të fuqizohen, për shembull, edhe përmes projekteve të reja hulumtuese shumëdisiplinore dhe duke investuar në komercializimin e shpikjeve.

Ulqini është si anije e ankoruar, bedenat e tij 2500 vite i rezistojnë furtunave dhe okupatorëve. Shtresat e zbulimeve arkeologjike janë libër e gjallë për pasardhësit e sotëm dhe të ardhshëm.

Si një nga vendbanimet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut, u themelua në shekullin e V para Krishtit nga Ilirët për t’u pushtuar nga Romakët në 163 Para Krishtit. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Ulqini i përket Perandorisë Bizantine. Gjatë Mesjetës, Ulqini ishte nën sundimin e Sllavëve të Jugut për disa shekuj. Në 1405 u bë pjesë e Republikës Veneciane. Isshtë një ish dioqezë mesjetare katolike dhe bëhet selia titull Latine. Në 1571 u bë pjesë e Perandorisë Osmane. 1666 i vetëshpalluri Mesia Hebre, Sabbatai Zevi, është internuar nga Stambolli dhe vdes në Ulqin. Sipas legjendës, shkrimtari i famshëm spanjoll Miguel de Cervantes u kap rob nga piratët ulqinakë dhe thojnë se vepra e tij më e madhe “Don Kishoti” u krijua ose frymëzua nga skllavëria në këtë pjesë të Adriatikut. Sipas shumë njohësve të jetës së tij, Dulcinea e bukur u ishte një Ulqinake (Dulcigno – Ulqin).

Ulqini u bë pjesë e Mbretërisë së Malit të Zi nga 1878 deri në 1918, kur Mali i Zi u zhyt për pak kohë në Mbretërinë e Serbisë, para se të gjithë të integroheshin në federatën  e para të Jugosllavisë në fund të vitit. Ulqini mbeti në entitetin malazes ndërsa Jugosllavia ekzistonte deri në 2006, kur, pas një referendumi, Ulqini bëhet pjesë e Malit të Zi të pavarur.

Gjatë shekullit të 20-të, Ulqini mbijetoi ulje dhe ngritje të mëdha. Ulqini ishte qyteti i dytë më i madh në  Mal të Zi kur u bashkua me mbretërinë në 1880. Gjatë viteve 1980, Ulqini kontribuoi 40% të të ardhurave të turizmit malazes. Do të doja që ky artikull të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e Ulqinit, Malit të Zi dhe rajonit.

Shpresoj sinqerisht se kështu do të niset iniciativa e cila do ta kthejë Ulqinin në hartat e botës, do t’ia kthejë rëndësinë historike disi të humbur dhe mjegulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer