Sado Dollaku: HAPUR MBI DIASPORËN E ULQINIT NË PORTALIN UL-INFO

Kaluan tridhjetë vite prej momentit kur gjatë furtunës së luftës në ish Jugosllavinë, emigrova, “për bukënSado Dollaku e gojës”, me shpresë se një ditë, “shpejt”, do të kthehem në vendlindje. Mirëpo, rrethi ngadalë po mbyllet, jeta po kalon, e unë po e citoj të ndjerin Konstantin Kavafis:

Qyteti

The: Do shkojë në tjetër tokë, do shkojë në tjetër det.
Ndonjë qytet tjetër do gjendet më i mirë e më i lumë
Çdo përpjekje që bëj këtu është një dështim më shumë;
dhe si I vdekuri në varr zemra ime s’njeh gaz.
Gjer kur do ta durojë shpirti im këtë maraz?
Ngado që i kthej syte, ngado që kthej vështrimin,
këtu shoh veç gërmadhat e zeza dhe shkretimin e jetës që jetova,
që prisha e rrënova kaq vjet

Vise e dete të tjerë s’do gjesh; e ke të kotë.
Do të të ndjekë pas qyteti. Rrugët ku do endesh po këto do jenë 
Do plakesh, ja, këtyre vendesh; 
dhe shtëpitë ku do thinjesh do jenë gjithë po këto 
Do mbërrish përherë te ky qytet. Për gjetiu- mos shpreso –
nuk ka anije për ty, nuk ka rrugë. Për fare
siç e rrënove jetën këtu, te kjo kamare e vogël,
e ka rrënuar gjithandej në botë. 

Natyrisht, nuk kisha nevojë të emigroj në SHBA që të zbulojë se sa të përbashkëta kanë njerëzit me prejardhje nga këto hapësira, pavarësisht nga vendi ku jetojnë. Kudo që udhëtova dhe takova njerëz nga Ballkani, veçanërisht të rinj, vërejta të njëjtën etje për dije, paqe, bashkëpunim dhe mirëqenie. Prandaj mendoj se konfliktet në rajon janë, kryesisht, rezultat i politikës së keqe. Ballkanasit ndajnë të njëjtat shpresa dhe brenga, si dhe ëndrra të njëjta për një të ardhme më të mirë.

Sot jemi dëshmitarë sesi studentët edhe ekspertët, me prejardhje nga Ulqini, japin kontributin e vet për komunitetin dhe lënë gjurmë të pashlyera në veprimtarinë publike dhe afariste të vendeve ku emigruan. Arsyet e emigrimit janë tashmë të njohura: mungesa e arsimit dhe punësimit adekuat, që është pasojë e neglizhencës dhe mungesës së vizionit strategjik të zhvillimit të Ulqinit dhe politikës adekuate e cila këtë vizion do ta jetësonte në praktikë. Për gjithë ato Ulqinakë që korrën suksese në emigracion duhet “hequr kapela” për guximin e treguar gjatë ballafaqimit me sfida jo të vogla pasi lëshuan shtëpitë dhe vatrat e tyre.

Njëjtë si me cilindo vizion tjetër, që të realizohet, nevojitet planifikimi afatgjatë dhe resurset. Pikënisja e planifikimit është që Ulqini ta ruajë identitetin e qytetit të hapur me politikën zhvillimore mbi bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, të sigurohet statusi i Qendrës Rajonale të Zhvillimit dhe të përkrahet iniciativa për hapjen e kolegjit amerikan në mënyrë që të tërhiqet korpusi sa më i madh i studentëve nga rajoni i gjerë. Ulqini duhet ta drejtojë funksionalitetin e vet kah bashkëpunimi i fuqishëm ndërkombëtarë. Përmes një bashkëpunimi të tillë dhe me shpërndarjen e punës së përbashkët, Ulqini si qendër e ardhshme rajonale universitare e Ballkanit Perëndimor mund të formojë Aleancën Universitare me brendet e njohura botërore të programeve arsimore, resurset dhe përmbajtjet nga SHBA-ja dhe Evropa. Me kapacitetet ekzistuese, Ulqini mund të ofrojë mbajtjen e mësimit dhe instruksioneve në formën e kolegjeve më bashkëkohore amerikane gjatë tërë vitit.

Formimi i Aleancës së tillë Universitare, e cila mund të përfshijë edhe disa fakultete ekzistuese në rajon, e të cilët janë të valorizuara në mënyrë adekuate, oferta arsimore dhe shkencore-hulumtuese, por edhe oferta turistike e Ulqinit do të bëhet më atraktive dhe më gjithëpërfshirëse, duke rritur kështu edhe mobilitetin rajonal të studentëve dhe turistëve. Në këtë mënyrë do të formohet “brendi i ekselencës”, i fuqishëm dhe i njohur në suazat ndërkombëtare, i Ulqinit si qendër arsimore. Ekonomia e Ulqinit do të ringjallet dhe konsolidohet, duke mundësuar vende të reja të punës dhe shpërndarjen e hulumtimit të gjithanshëm shkencor duke parandaluar kështu “largimin e trurit” dhe shpërnguljen e rinisë. Hulumtimet shkencore do të fuqizohen, për shembull, edhe përmes projekteve të reja hulumtuese shumëdisiplinore dhe duke investuar në komercializimin e shpikjeve.

Ulqini është si anije e ankoruar, bedenat e tij 6.000 vite i rezistojnë furtunave dhe okupatorëve. Shtresat e zbulimeve arkeologjike janë libër e gjallë për pasardhësit e sotëm dhe të ardhshëm. Mësim i përjetshëm. Fener i dijes!

Prandaj do të kisha dëshirë që me këtë shkrim timin ta hapi kapitullin e ri në Portalin Ul-info – “Diaspora e Ulqinit, hapur”.

Portali i Juaj me traditën e vet të “dyerve të hapura” për të gjithë Ulqinakët, pavarësisht në përkatësinë nacionale dhe fetare, janë medium ideal. Shpresoj sinqerisht se kështu do të niset iniciativa e cila do ta kthejë Ulqinin në hartat e botës, do t’ia kthejë rëndësinë historike disi të humbur dhe mjegulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit