Salaj: AKOMA JAM KRYETAR

Sabri SalajDuke respektuar frymën e bashkëpunimit dhe korrektësin ndërmjet antarëve të këshillit të BL.Katërkollë që sëbashku në mandatin katër vjeçar, kemi punuar në baza  vullnetare në riorganizimin  dhe konsolidimin e BL.Katërkollë  duke pasur dhe ndjerë  përgjegjësi morale dhe  qytetare  të lajmëroj opinionin e gjerë në lidhje më një deklaratë jozyrtare, të publikuar  në njërin ndër  portalet online ku deklarohet miratimi i iniciativës për shkarkimin tim nga kryetari i këshillit të Bashkësisë Lokale Katërkollë , si dhe mënyra e shkarkimit duke u thirur në emër të institucionit të cilin unë drejtoj:

E ndjej obligim që të lajmëroj qytetarët që në takimin që e inicojë Sekretari i BL.Katërkollë më datë 24.02.2016.  ku prezent  ishin të gjithë antarët e këshillit, u diskutua për një sërë problemesh ku ndër të tjera u prezantua  dhe iniciativa e katër antarëve të BL.Katërkollë në lidhje më  iniciativën për shkarkimin e Kryetarit,  një e drejtë e cila ju takon  në bazë  të  Vendimit për Bashkësi Lokale që ka sjellë Kuvendi Komunal Ulqin.

Kjo iniciativë edhe pse më është  dukur  befasuese për mënyrën dhe kohën sesi më është servuar me qënë se gjendemi dhe  në fund të mandatit katërvjeçarë e mora më seriozitet dhe u dakorduam që për një javë të thrasë mbledhjën e shqyrtimit dhe votimit të kësaj iniciative.

Në diskutimet që patëm rreth kësaj iniciative nga antarët prezent, u  vendos që  të protokollohet iniciativa, të respektohet afati për të përgaditur mbledhjen në lidhje më iniciativën si dhe në afatin e caktuar të thras mbledhjen në bazë të nenit 139 të Statutit të Komunës së Ulqinit, më qëllim që e gjithë procedura të jetë valide.

E kam obligim që të sqarojë opinionin që çdo vendim që do të sillet në mbledhjen e ardhshme do të njoftohet nga Këshilli i Bashkësisë Lokale Katërkollë.

Kryetari i BL.Katërkollë

Sabri SALAJ

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…