Këshilltari i Forcës së re demokratike në Kuvendin komunal të Ulqinit Sabri Salaj shkroi në statusin e vet në Facebook se titulli ,,Qytetar nderi i Ulqinit’’, i pari në historinë e pluralizmit politik në Komunën e Ulqinit, do shkojë për Gudrun Shtajnaker.
“Gudrun Shtajnaker, ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi, e cila është propozuar të shpallet qytetare nderi e Ulqinit dhe e përkrahur nga të gjitha subjektet politike në Komunën e Ulqinit është e para qytetare e cila do të marr mirënjohjen publike më të lartë të qytetin të Ulqinit nga Kuvendi i Ulqinit, në historinë e pluralizmit politik në Komunën e Ulqinit.
Meqë është qytetarja e parë që do t’i dhurohet një titull i tillë ,,Qytetar nderi i Ulqinit’’ për kontributin që shteti Gjerman dhe ajo personalisht ka dhënë jo vetëm për çështjen e Kriporës së Ulqinit por në të gjithë historinë e shqiptarëve në këto troje, është mirë që të bëhet në përputhje më të gjitha procedurat ligjore.
Propozimi që të sillet rregullorja ku do përcaktohen kriteret, propozimi që të plotësohet Statuti i Komunës ku do të përcaktohet edhe sesi do të duket ajo mirënjohje publike që do i dhurohet ,,Qytetar nderi i Ulqinit‘’, qytetit më një histori të lashtë sa vetë Ballkani, do ja rrisin madhështinë jo vetëm institucioneve të Komunës së Ulqinit por edhe vetë qytetares tonë Gudrun Shtajnaker.
Kjo dekoratë mirënjohje propozojë që t’i jepet në ,, Ditën e Ulqinit’’, përfundon Salaj.
Menu
Menu