Sami Kraja: DISA FJALË PËR LIBRIN “NË DERË TË OBORRIT”

Gani Karamanaga SHTë nderuar zonja dhe zotërinjë,
Në fillim due të shprehur admirimin tim për pjesmarrjen tuaj në këtë tubim për promovimin e librit “ NË DERË TË OBORRIT “ e mikut tim të nderuar Dr Gani Karamanaga. Por krahas kësaj dua të kërkojë ndjesë se pse dua të “dijalogoj “ me Dr Ganon.
I dashur doktor, unë jam tip sentimental, ndaj nuk do të ndalem në vlerat e shumta të librit tuaj të ri , dhe pikrisht në shpirtin e bukur, pasionant, të pastër, e “pranveror”të rinisë ulqinake. Shikoni sa e rrallë, sa e bukur , sa euforike, sa pasionante:
“Nusja e priste gjithmonë burrin në derë të oborrit ( burri ishte detar). Ai e çonte në duar deri në katin e dytë.”Dhe dashurinë nuk ka tërmet si e lëkund.
“ Pas tërmetit u rrënuan të dy shëpitë e vjetëra, por mbeti tregimi për dashurinë”.
Dhe vargu i tregimeve për dashurinë nuk mbaron. Unë, doctor, ju përgëzoj gjithasht pëmbarim që keni “gërmuar” më durim, këmbëngulje e skrupuzolitet e na keni sjll këtu history mbresëlenëse.
“ Velorja “Shqiponja” u nis prej Ulqinit në Maltë… në Ulqin u perhaps zani se ania “ Shqiponja” ka humbur në det me të gjitë ekipazhin…Mbas dy vjetëve kapidan Bilal me shokë u këthyen në Ulqin. Në Molin e Vogël kish dal populli për ti pritur. Bilalii eci për të hyr në kala. Ted era e kalasë një fëmijë pesëvjeçar po priste. Bilali ja përgëdheli flokët: “ Djali i kuj je ?“- e pyeti.
„ Uč jam i kapidan Bilalit“…..
Kčto skica idilike tč cilat autori i quan lirika, ia shtojnč vlerčn librit, i japin dimension pčrtej bedeneve tč Kalasč, por edhe pčrtej karakterit memorial autobiografik.
E sa mirč doktorč qan e tč gčzon zemra si nč triumfin e dashuruse , ashtu edhe pčr endčrra tč parealizura. Mč kčtč librin e ri ti na fol me zemrën ulqinake në dorë. Të Lumtë.
Por shpirti i pasur dhe i pastër shqiptarë nuk ka fund e mbarim. R. U martua me dashui me një djal të mirë. Gjithçka po shkonte mirë, por një herë vajza po i thote nënës se vjehërra e saj kanjëherë ia shante nanën. E kjo , kjo të mos prishur harmoninë familjare i thot të bijes:
„Kur të më shaj hankoja jote , më shaj edhe ti, se çka po më bahet mue“.

Tregu i vjeter ne Shkoder
Tregu i vjetër në Shkodër

Dhe kur ndodhi e kështu: hankoja nuk ja shau ma nënën e nuses.
Na emocionove, doktor me historinë e bukur të rinisë ulqinake në rjedhjen e viteve. Por më hodhe edhe në mendime. Kemi folur për Kapixhikun , Ne i thom arkapija.
Edhe këtu, tek ne ka histori edhe tregime të shumta.
Migjeni ka shkruar:“ Të çelen arkapijat“.
Porë, këtu në librin tuaj edhe një herë na u përforcua bindja se dashuria e pastër, edhe pse përmes barierash, gjithmonë triumfon.
Se e mira, e dobishmja nuk mbaron kurrë.
I dashuri Gano:
Ju uroj sukses në këtë rrugë.

(Nga përurimi në Shkodër më 16. shtator 2017)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…