Sami Kraja: Recension nga promovimi i librit “Pazari i Gjytetit” në Shkodër

Libraria ArtiËshtë nder dhe këenaqesi për mua qe Dr. Gani Karamanaga  nuk harron që librat e tij ti pronovoje ketu ne Shkoder.Kjo ka edhe një arsye tjeter te forte “Rrënjet” e të parëve te  doktorit  janë diku aty  në lagjet e lashta dhe të lavdishme rreth Kalasë së Shkodrës ,Rozafa.Pra ,është nje sternip i nderuar i Shkodrës sonë.

Dhe Shkodra e kulturës ,e traditave te vyera ,e mikrpritjes dhe e bujarisë gjithmone e ka mirpritur doktorin dhe librat e tij .Ka një fjale te urtë te cilen e kam përmendur në një nga librat e mij ,

“Kush e nderon, e i ban mirë, Shkodrës ,Shkodra nuk e harron “

Ndaj unë kam dëshirë e ndjej per detyrë që personalisht ta falenderoj përzemersesht Dr. Gani Karamanaga.

Dr Ganon ,që e kam parë vetë se sa shumë e duan dhe e respektojnë te gjithë në Ulqin , e njeh edhe Shkodra si mik të saj .

Vlera e nje libri është ne informacionin  që jep dhe ne mesazhet që përcjell tek lexuesit.Qe te dyja këto nuk i mungojne këtij libri .Madje do të thoja se libri “Pazari i Gjytetit”është nje “Enciklopedi “ulqinake ose mund ta përkufizonim  enciklopedi e jetës ne Ulqin.

Enciklopedia e jetes ulqinake sepse na flet për çdo gjë që është karakteristike dhe dalluese ,si të thuash përfaqesuese për Ulqinin.Kalaja me rrugicat karakteristike,deti dhe detaria ,ullishtat e mbi te gjitha njerezit te dashur e në harmoni me njëri tjetrin. Ne Shkodër e kanë dashur dhe e duan Ulqinin .Libri flet për ato që e  dallojne Ulqinin si një qytet i vjetër që nga  lindjet,fejesat,martesat,dashuritë ,kujtimet e se kaluarës e të tjera.

Është enciklopedi e jetës në Ulqin.Unë jam krajan ,origjinen e kam nga Kraja e Shkodrës .U emocionova kur lexova ne libër per Krajen e për krajanet të cilët edhe sot e kësaj dite Ulqini i pret krahehapur ata.U krenova për ate krajanin që kish kaluar si detar nepërmjet porteve  kryesor të botës .Jam ndjerë i lumtur dhe i emocionuar  kur vija ne Ulqin e gjeja mikun tim te ndjerë e të paharruar Jaho Cungun ne shoqerinë e perditshme të krajanëve ,që unë i respektoj.Pra Ulqini mikpitës është një mesazh tjetër i librit.

Ne mënyrë figurative do të quaja edhe nje “roman “ i jetës ne Ulqin me personazhe te spikatura që na gëzojne ka kufi.Larmi personazhesh me vecorite e tyre .

Po e filloj por mos ma merrni për nepotizem , me Ali Peshkun, që unë sa herë shkoj tek ai që ne krye te rrugicës i therras “A je ne shtepi Ali Kadija “e me të tjerë të  moshuar 80-90 vjecarë që  ulen me njeri tjetrin e sjellin kujtime të bukura që lidhen me jetën e me qytetin e tyre e që përbejnë një arkiv të gjallë.Por edhe deri tek ato fëmijë që kanë gjetur një shesh  ne Kala e luajnë futboll me topa lecke .E kur sjellin një top futbolli të  vërtetë ,ato fëmijë bijnë në hall se ky mjet i ri u krijonte një shqetesim legjitim se topi kërcente e binte ne oborret e fqinjëve . Ç’bukuri .

Por mbi të gjitha libri është një apateozë për detin dhe detarinë.Ne mënyrë të vetveditshme ,të natyrshme ,në çdo gjë hyn edhe deti e detaria .

Unë kam kryer shërbimin ushtarak në marinë ,disa herë kam udhetuar me nendetëse në ujrat e mesdheut dhe kam përjetuar mbresa te paharrueshme  ,madje vite me pare kam shkruar për detin .

Det ,ai qe nuk ka jetuar ne det ,bukurinë e tij e shef përciptazi e ne hapsirë romantikë pa fund e anë.Ato që ndigjojnë ushtimen e tij nga bregu e quajnë  bukuri të vrazhdë .Por deti sa asht i bukur ,asht edhe i egër e i tremshem ,eëhte edhe dinak….

E të tjerë me gjatë .Një shoku im i vjetër qe eshte këtu në sallë qe kish lexuar Maksim Gorkin mbasi e kish lexuar shkrimin  tim  ma thotë :

Po ku është zgalemi këtu?!

Unë mund të ju tham pa asnjë lëkundje  ,zgalemet e detit na i paraqet libri i Dr .Ganos. Ja shikoni ,deti i tërbuar ,erë ,suferinë.

Nga dritaret e shtëpive të Kalasë dalin nënat ,nuset  ,fëmijët dhe shikojnë detaret të afërmit e tyre tek përleshen me dallget e furishme deri sa në atë  përpjekte titanike për të kapur bregun e për të stehuar anijet në molet e Ulqinit .E megjithatë ,një personazh i librit i thote autorit :

“Kur flas për detin ,më duket se tërë bota ështe e imja “

Por mua me pëlqen te theksoj e të ndalem në mënyrë të vecante tek lidhjet e lashta të Shkodrës me Ulqinin .Ashtu si Buna lidhë e bashkon ,freskon e vadit dy qytetet tona ,ashtu si një fill i kuq përshkon tërë librin miqësia dhe dashuria e sinqertë e ndërsjelletë  mjes dy qyteteve tona Shkodrës e Ulqinit  .Është një afërsi shumë e vjetër ,shumë e fortë ,me histori heroike.

Kur fuqitë e mëdha të Europes e shiten Ulqinin ,ulqinakët u çuan ëe armë në dore per ti dale zot trojeve te tyre .Ne ndihme u erdhen menjehere shkodranet me arme ne dore .Luftetaret shkodrane e barten ne krah me vig deri ne Shkoder komandantin e tyre Isuf Sokoli i cili vdiq mbas tre ditesh nga plaget e luftes .Prijesit ulqinake te lidhjes se Prizrenit per Ulqinin Mehmet Beci e Mehmet Gjyli pas pushtimit te dhunshem erdhen e gjeten strehe ketu ne Shkoder.Kole Idromeno vinte ne Ulqin dhe naten kendonte kenge shkodrane e ulqinake e gjithe diten pikturonte shkembijte mahnites ,detin e Ulqinit ,duke bere nje nga tabllote me te bukura te tij .

Përvec këtyre Dr. Ganoja na tregon se si vajzat e bukura , puntore , të sjellshme u martuan këtu në Shkodër me djemtë trima e punetorë e të sjellshëm .Ai permend Hajlijen , ,Shemsijen ,Limonen vajzen tjetër të Mines e da të tjera. Duke bërë e rritur fëmijë që u bënë të vlefshëm ,të dobishëm  per Shkodrën e për Ulqinin e për gjithë Shqipërinë .

Eç’te thuash me tepër për lidhjet Shkodër-Ulqin  e Ulqin –Shkodër .Çdo gjë e ka thënë  bukur mire autori ne librin “Pazari i Gjytetit” .

Të lumtë dora ,mendja e zemra Doktor .Na gëzo edhe me libra të tjerë të mirë .

Shkodër,19 Tetor ,2019

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do