Samiti i III i Diasporës Shqiptare: “SHQIPONJA E ARTË” PËR ABAZOVIQIN (Video)

Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Tiranë filloi Samiti i III i Diasporës dhe Dita Arbëreshe.

Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Në këtë samit “Shqiponja e artë” iu dorëzua ish-kryeministrit të Malit të Zi dr Dritan Abazoviqit.

Për Ditën Arbëreshe mblidhen në kryeqytet përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues e historianë. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Si edhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv.kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi