Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq do të marrë pjesë në Samitin e pestë regjional të kryetarëve të shteteve të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, i cili mbahet me 17 shtator të vitit 2013 në Durrës, është njoftuar nga kabineti i kryetarit malazez.
Samitet e mëparshme regjionale të shefave të shteteve kanë afirmuar përcaktimin e këtyre shteteve për dialog të rëndësisë regjionale dhe më gjerë, si dhe partneritete të fuqishme ekonomike. Samiti i pestë me radhë në Durrës po ashtu do të jetë shans i mirë që prapë të theksohen këto vlera me rëndësi të veçantë për zhvilli të mëtejshëm, integrim të shpejtë dhe stabilitet të përgjithshëm, mendon Vujanoviq.