Sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme dhe administratës publike, emri më i shpeshtë që vitin e kaluar është dhënë fëmijëve në Mal të Zi është Sara.
Interesante është që këtë emër që ka prejardhje hebraike, e do të thotë sundimtare, sunduese, ia japin fëmijëve femër të gjithë grupet fetare në Mal të Zi.
Sara ishte gruaja e profetit të Zotit Abraham (Avram, Ibrahim), i cili jetonte para rreth katër mijë vjetësh.