Sarvan: JEMI TË KËNAQUR SI RRJEDH SEZONI

Zana SarvanDrejtoresha e organizatës turistike Zana Sarvan ka deklaruar që duke marrë parasysh rrethanat është e kënaqur si po rrjedh sezoni i sivjetmë.

“Këtë vit nuk kishim vërejtje serioze të turistëve. Por, jemi të vetëdijshëm që ekzistojnë kufizimet në infrastrukturë, që duhet të punohet në zgjidhjen e çështjes të zhurmës, dilerëve dhe problemeve tjera që ndikojnë në cilësinë e prodhimit turistik”, tha ajo.

Sipas fjalëve të saja, nuk kishte probleme me furnizim me ujë, por kishte me rrymë elektrike, i cili, për fat të mirë, u zgjidh shpejt.

“Pastërtia është në nivel, në bashkëpunim me policinë janë ndërmarr masat në largimin e lypësve, ndërsa në nivel më të lart është ngritur organizimi i punës së info-pikave, gjegjësisht i ofrimit të shërbimeve turistëve”, tha Sarvan duke theksuar që Ulqinit i mungojnë hotelet, gjë që më së miri është ndjerë në parasezon.

Ajo paralajmëroi që problemet e sivjetme do të jenë lëndë e analizës serioze në mënyrë që të ndërmerren aktivitete që ato të zgjidhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…