Sarvan: NGADAL PO KTHEHET SHKËLQIMI I VJETËR I ADËS

Zana SarvanDrejtoresha e Organizatës turistike të Ulqinit Zana Sarvan ka thënë se ripërtrirja e kontratës me agjencitë për nudizëm në panairin e mbajtur pak kohë më parë në Berlin jep mundësinë që Ada të kthej shkëlqimin e saj të vjetër. “Mund të themi se ai shkëlqim ngadalë, por sigurt po kthehet”, tha ajo në intervistë për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të saja, Gjermanët e pëlqejnë pushimin e vërtet, natyrën e paprekur, mikpritjen e mirë, e të gjitha këto mund ti gjejnë në Ulqin. “Me këto bukuri pak kush mund të mburret në Mesdhe. Hit janë pjesët e rregulluara të Plazhit të madh, Ada, lumi Buna, gjiri i Valdanosit, por edhe Plazhi i grave në Pyllin e pishave”, tha Sarvan.

“Por, derisa të mos rinovohen objektet e shkatërruara hotelerike dhe të ndërtohen të rinjtë, turizmi në Ulqin do të jetë në korrik dhe gusht, gjatë të cilëve realizohen madje 90 për qind e fjetjeve”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi