Drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan ka thënë që ekziston problemi kur grupet e mysafirëve vendas dhe të huaj dëshirojnë të gjejnë udhërrëfyes që në mënyrë të organizuar ta kalojnë ditën në Ulqin.
“Për këtë arsye duhet të punojmë në rritjen e aftësive të udhërrëfyesve profesional turistik”, tha ajo për të përjavshmen “Koha javore”.
Sarvan shprehu bindjen që, në bashkëpunim me Zyrën komunale për marrëdhënie ndërkombëtare, Ulqini prej vitit të ardhshëm do të ketë udhërrëfyes të certifikuar për grupet e interesuara të mysafirëve për të ju prezantuar bukuritë e kësaj komunë.