Me qëllim të promovimit dhe afirmimit të formave të qëndrueshme të turizmit në liqenin e Shasit, u punua ueb prezantimi tregjuhësor (malazeze, shqipe dhe angleze) www.sasko.me, njoftohet nga OJQ “Green Home”.
Faqja është bërë si rezultati i projektit “Përkrahja komuniteteve lokale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në natyrë në rrethinën e liqenit të Shasit”, i cili u realizua nga ana e “Green Home”, ndërsa financiarisht u përkrah nga ana e Fondit partnerik për ekosisteme kritike (CEPF).
Faqja ofron informata bazë për liqenin dhe rrethinën e tij, biodiversitetin, monumentet historike…
Janë prezantuar edhe aktivitetet siç janë vrojtimi i shpendëve, alpinizmi, shëtitja me biçikleta dhe peshkimi sportiv.









