Nga fundi i javës së kaluar në vizitë Parqeve nacionale të Malit të Zi dhe Kripores në Ulqin është skuadra e TV SAT 1 gjerman.
Skuadra filmike po punon në xhirimin e serialit dokumentar me titullin “Zbuloni botën pa kufij” (Grenzenlos die Welt entdecken), i cili do të transmetohet nga fundi i majit në tre shtete të zonës gjermanfolëse: Gjermani, Austri dhe Zvicërr.
Vlerësohet që këtë emision në SAT 1 do ta shohin rreth dy milion njerëz.
„Ky xhirim ka rëndësi të madhe për promovimin e parqeve nacionale malazeze dhe njëkohësisht destinacionin turistik të Malit të Zi në tregun shumë të rëndësishëm gjerman“, tha Azra Vukoviq, drejtorja e NP „Parqet nacionale të Malit të Zi“.