Saveliq: FLAMINGOT DHE PELIKANËT ATRAKSIONI I ULQINIT

Flamingo, Flamingosi, Kriporja, Solana“Kriporja e Ulqinit është vendi i vetëm me çerdhe të flamingove në bregun lindor të Adriatikut dhe shumë është e rëndësishme për turizëm. Turistët nga Evropa shkojnë deri në Afrikë ti vështrojnë, ndërsa ne këtu i kemi para hundës”, tha ornitologu Darko Saveliq.

Ai në deklaratë për “Pobjeda” paralajmëroi se nëse në afat të afërt nuk vazhdohet prodhimi i kripës, ekziston mundësia që këto shpendë nuk do të vijnë më në Ulqin, sepse janë shpendë të ujërave të njelmëta dhe nuk e durojnë ujin e ëmbël.

“Nëse Kriporja funksionon, do të kemi flamingo sepse ato e duan ujin e kripur. Nëse ky ekosistem i njelmët zëvendësohet me të ëmblin flamingo nuk do të kemi më”, theksoi Saveliq duke shtuar se në Kripore ka po ashtu një numër të madh të pelikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi