Saveliq: KRIPORJA ËSHTË E RËNDËSISHME EDHE NË PËRMASA BOTËRORE

Polja soli bez morske vode za kristalizacijuDrejtori ekzekutiv i Qendrës për vështrimin dhe hulumtimin e shpendëve nga Podgorica Darko Saveliq ka thënë që nuk mund të kuptojë si Kriporja nuk mund të jetë fitimprurëse. „Keni falas ujin e detit dhe energentët falas për prodhimin e kripës: diellin dhe erën“, tha ai për Radion e Malit të Zi.

Ai theksoi që në Kripore është i pranishëm tash 15 vite dhe që e dinë që mund të zhvillohen dhe aktivitetet e shitjes së baltës shëruese, larja në baltën shëruese dhe ujin e kripur, si dhe sidomos vëzhgimi i shpendëve. „Kriporja ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe në përmasa botërore. Sepse, mbi atë zonë gjatë migrimit në vjeshtë dhe pranverë fluturojnë disa milion shpend“, tha Saveliq dhe shtoi që vetëm nëse pompat në Gjerana punojnë, ekziston biodiversiteti në Kripore.

Sipas fjalëve të tija, në rast që Kriporja ndalon së punuari, ajo momentalisht humbet rëndësinë e vet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…