Në mbledhjen e djeshme në Ulqin, është formuar Këshilli i Socialdemokratëve në Anë të Malit, në krye të së cilit është Arsim Cuca, kryetari i deritashëm i PSD-së në këtë zonë.
Kryetari i këshillit komunal të Socialdemokratëve në Ulqin Selim Resulbegoviq ka thënë se Socialdemokratët e Ulqinit janë shumë të kënaqur me punën partiake në terren dhe me numrin e madh të anëtarëve të rinj të cilët, sigurisht, do të sjellin rezultate të mira në zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i porsazgjedhur Arsim Cuca ka falënderuar për besimin e dhënë dhe theksoi se “Ana e Malit gjithmonë do të jetë bazë e rëndësishme për socialdemokratët e vërtet të cilët gjithmonë ditën të ndajnë të rëndësishmen nga e parëndësishmja dhe të japin mundësi atyre të cilët asnjëherë nuk do i zhgënjyen”.