Së bashku për brigje më të gjelbërta: DETYRA JONË, TASHËGIMIA JONË!

Projekti për ‘’ndërtimin e kapaciteteve për zvoglimine rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore përmessistemit informativ malazez për zjarret pyjore (MEFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem(Eco-DRR)’’ ka realizuar në bashkëpunim me nxënësit e Eko-Grupit aktivitetet me moton ‘’SË BASHKU PËR BRIGJE MË TË GJELBËRTA – Detyra jonë, tashëgimia jonë!’’, duke sjellë së bashku nxënësit, mësuesit, përfaqësuesit e Drejtorisë përmbrojtjedhe shpëtim si dhe stafin e Projektit me ekspertët japonez në ambientet e shkollave:

-Shkolla e Mesme ‘’Vëllazërim Bashkim‘’ -Ulqin

-Shkolla Fillore ‘’Boshko Strugar’’ – Ulqin

-Shkolla Fillore ‘’Marshall Tito’’ – Ulqin

-Shkolla Fillore ‘’Marko Nuculloviq’’ – Shtoj

-Shkolla Fillore ‘’Bedri Elezaga’’ – Katerkollë.

28 nxënës janë bërë pjesë e Eko-Grupit të formuar nga Projekti, të cilët përmes këtyre takimeve prezantuan broshurën informative të Projektit. Ata folën përpyjet bregdetare në Plazhin e Madh – Ulqin, rëndësinë e funksioneve pyjore, prezantuan efektet negative të zjarreve pyjore dhe masat që duhet të ndërmerren, kontakt informacionet në rastet e zjarreve si dhe shpalosën aktivitetet e deritanishme të projektit për revitalizimin e pyjeve bregdetare në Plazhin e madh. Gjatë këtyre takimeve informative, nxënësit e shkollavendoqën me vëmendje të plotë prezantimet dhe shprehën shqetësimet e tyre për efektet shkatërruese të zjarreve në disa zona të qytetit, si dhepërcollën mesazhet e tyre për rëndësinë e mbrojtjes së mbulesës pyjore të qytetit.

Përveç aktiviteteve me karakter ndërgjegjësues, Projekti mundësoi përfshirjen aktive të Eko-Grupit përmes një ekspedite në terren në 5 lokacione të ndryshme përgjatë pyllit të pishave në Plazhin e madh. Gjatë këti aktiviteti praktik, Eko-Grupi bëri vlerësime të kushteve të pishave dhe kurorës, cilësisë së tokës, shkallës së rigjenerimit të pishave, identifikimit të pishave të tharasi dhe evidentuan praninëesasisë së mbetjeve. Pas vrojtimeve, Eko-Grupi analizoi të dhënat dhe prezantoi rezultatet, të shoqëruara me rekomandime të vlefshme për përmirësimin e situatës aktuale.

Përfshirja e tyreaktive dhe angazhimi i palëkundur po jep një shembull për bashkëmoshatarët dhe komunitetin e gjerë, për të nxitur një të ardhme më të gjelbër për qytetin e Ulqinit.

Në vitin 2022 dhe 2023, Projekti ka realizuar aktivitetet e revitalizimit të pyllit të pishave në Plazhin emadh në Ulqin. Gjatë vitit 2022 janë mbjellur 4000 fidanë pishe, ndërsa gjatë vitit 2023 janë mbjellur2300 fidanë. Gjithsejt në kuadër të Projektit janë mbjellur 6300 fidanë pishe, të llojeve PinusHalepensis, Pinus Pinea dhe Pinus Pinaster.

Projekti për ‘’ndërtimin e kapaciteteve për zvoglimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore përmessistemit informativ malazez për zjarret pyjore (MEFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem(Eco-DRR)’’ zbatohet nga Agjensioni japonez për bashkëpunim ndërkombëtarë (JICA) dhe Drejtoriapër mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) pranë Ministrisë së Brendshme (MB) të Malit të Zi.

Për më shumë informacione, na ndiqni në Instagram dhe Facebook

(https://www.instagram.com/nffis_ecodrr_project/?img_index=1),

(https://www.facebook.com/WestBalkanNFFISandEcoDRRProject/).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi