Së shpejti ceremonia zyrtare: SI DO TË JETË STADIUMI I ULQINIT?

Pas një periudhe prej 4 muajsh mbyllet konkursi ndërkombëtar i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një investim nga shtëpia e futbollit UEFA, për ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv te qytetit te Ulqinit i cili i përket kategorisë së 2-të me kapacitet prej 3000 shikuesve.

Stadiumi do të shfrytëzohet edhe për përgatitjet verore të klubeve të ndryshme nga rajoni.

Konkursi ishte shpallur në të gjitha mediat më prestigjioze në botë për arkitekturë, ku ftonte arkitektët nga e gjithë bota të konkurronin me projektet e tyre.

Qëllimi i këtij konkursi është të fitohet dizajni konceptual më i mirë për Kompleksin e Sporteve që do të ketë Stadiumin më të ri në Ulqin, gjegjësisht në fillimin e Plazhës së Madhe.

Në konkurs morën pjese studio nga e gjithë bota, gjegjësisht ishin 61 pjesëmarrës.

Projekti fitues u shpall propozimi nga ekipi i arkitektëve nga Beogradi (Bojan Jovančević, Msc. Arch. (representative of author team), Beograd, Republic of Serbia Aleksandar Ćosić, Msc. Arch. Sara Petković, Msc. Arch. Jelena Džinović, Msc. Arch.). Projekti u shpërbly me vlerë  monetare 20,000 euro.

Studio Maden Group nga Kosova arriti të marrë vendin e dytë, dhe fituan 12.000 euro.

Së shpetjti nga Komuna e Ulqinit pritet te mbahet edhe ceremonia zyrtare e ndarjes se çmimeve ku do të kemi rast t’i shohim edhe projektet fituese nga afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi