Shtetasit e Malit të Zi, kryesisht nga Ulqini dhe Malësia, të cilët kanë punuar gjatë në Kosovë, së shpejti do të mund të presin zgjedhjen e të drejtave të veta për pension. Sepse, Qeveria e Malit të Zi pak kohë më parë ka miratuar Raportin e negociatave në mes delegacionit të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në lidhje me nënshkrimiin e Marrëveshjes për vërtetimin e periudhës së sigurimit dhe realizimin e të drejtës për pension.
Ajo ka ngarkuar ministrin për punë dhe përkujdesje sociale Predrag Boshkoviq që në emër të Qeverisë të nënshkruaj Marrëveshjen, me të cilën, siç shtohet, janë plotësuar të gjitha të drejtat e brendshme juridike për nënshkrimin e këtij dokumenti.
Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane e Malit të Zi është drejtuar Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, me qëllim harmonizimin e tekstit të marrëveshjes në mënyrë që të caktohet nënshkrimi në periudhën sa më të afërt.