Lajm i mire për adhuruesit e librit: Penës së mirënjohur të Gazmend Çitakut po i shtohet një tjetër perlë letrare, e titulluar “Aventurat e Dorartit”. Ky projekt i ri letrar, i cili është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi, vjen si një dhuratë e bukur për lexuesit e vegjël, por edhe për të rriturit që vlerësojnë mesazhet e thella njerëzore.
Vepra premton një udhëtim të magjishëm plot aventura, duke u radhitur ndër botimet më të pritshme të sezonit në skenën tone kulturore. Me këtë mbështetje institucionale, “Aventurat e Dorartit” konfirmon vlerën e tij artistike dhe rëndësinë që ka kultivimi i letërsisë cilësore për të gjitha brezat.
Përmes kësaj vepre, Çitaku premton një udhëtim plot fantazi dhe mesazhe universale, duke e pasuruar fondin e botime vetëreja me një titull që pritet të zgjojë kureshtjen e publikut të gjerë.









