Së shpejti tenderi i ri për kapelë të qytetit: PËR TË KATËRTËN HERË

Sekretari i Sekretariatit për çështje komunale dhe mbrojtje të mjedisit jeësorë në komunë të Ulqinit Avdulla Dervishi ka paralajmëruar që së shpejti do të hapet tenderi për përfundimin e rikonstruktimit të kapelës së qytetit.

“Dan” kujton që për një vit kanë dështuar tre tenderë, sepse nuk kishte kompani të interesuar për këtë punë. Në komunë thanë që vlera e projektit është rreth 50 mijë euro.

“Në Mal të Zi edhe fshatrat kanë kapelë, e lërë më qytetet. Qyteti jonë është i vetmi në këtë shtet i cili nuk ka vend adekuat ku familja dhe qytetarët i thonë lamtumirën e fundit më të dashurve të vet”, tha për këtë gazetë deputetja e Frontit demokratik në Kuvendin e Malit të Zi dr. Lilana Gjurashkoviq duke theksuar që duhet të bëhet përpjekja shtesë që kjo punë të përfundohet.

Qëndrim të njëjtë ka dhe kryetari i Klubit të këshilltarëve “Ulqini më i mirë – Mali i Zi më i mirë” në Parlamentin lokal Andrija Qetkoviq. “Nëse prapë nuk do të ketë rezultat, duhet të mendohet që me dike të arrihet marrëveshja e drejtpërdrejt. Ky projekt është në interes madhor të qytetit dhe nuk mund të shtyhet tepër shumë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi