SEANEMA FILM FESTIVAL – EDICIONI VI: THIRRJE PËR APLIKIM – KRITIKËT E RINJ TË FILMIT

 

Square vizual_Seanema Call 2020Seanema Film Festival njofton hapjen e thirrjes për aplikim për gjeneratën e re të 10 kritikëve të rinj të filmit në kuadër të programit edukativ i cili do të organizohet gjatë edicionit të gjashtë të festivalit këtë shtator në Ulqin.

Me anë të trajnimeve ofrojmë për të rinjtë mundësinë për avancimin e aftësisë së të menduarit dhe analizës kritike, eksplorim të programit të pasur filmik gjatë festivalit, si edhe hapësirë për tu përfshirë në diskutimet e hapura me të ftuarit e festivalit dhe autorët e filmave duke trajtuar tema të ndryshme.

Festivali i filmit Seanema ka identifikuar rëndësinë e kritikës dhe analizës së filmit, dhe për këtë arsye ka nisur programin edukativ që në vitin 2018, në kuadër të të cilit janë pranuar dhe trajnuar kritikë të rinj të filmit nga i gjithë Mali i Zi. Me kënaqësi njoftojmë së vijojmë me investimin e përpjekjeve për të përmirësuar dhe pasuruar programet tona edukative me qëllim mbështetjen e të rinjve që kanë interes për kritikën e filmit.

Kush mund të paraqitet?

Të rinjtë e moshës 15-18 vjeç nga i gjithë Mali i Zi, të cilët kanë dëshirën dhe mundësinë që të marrin pjesë në programin edukativ gjatë edicionit të gjashtë të Seanema Film Festival i cili do të realizohet në shtator në Ulqin.

Si të paraqiteni për pjesëmarrje?

Dërgoni një përshkrim kritik dhe të shkurtër rreth një prej filmave që do të shfaqen në kuadër të fushatës Jetojmë kulturën #qendronështëpi / Seanema PopUP! programi filmik në hapësirën e siguaruar për Ministrinë e kulturës nga shërbimi publik radioteleviziv, si edhe në platformat OnDemand të operatorëve kabllor, duke filluar nga data 29 prill. Periudha për dërgimin e aplikimeve është 30 ditë, afati i fundit data 29 maj 2020.

Të dhënat rreth programit filmik mund ti ndiqni në mënyrë të drejtpërdrejtë në kanalet tona të komunikimit, ose kanalet e vëna ne dispozicion nga Ministria e kulturës në Mal të Zi. Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni përmes rrjeteve sociale ose në adresën tonë të e-mailit info@seanemafilmfestival.com

Të rinjtë të cilët, për arsye të ndryshme, nuk do të mund ti ndjekin filmat e programit Jetojmë kulturën #qendronështëpi / Seanema PopUP!, nëpërmjet kanaleve televizive ose në platformat OnDemand, i inkurajojmë që të dërgojnë përshkrim kritik të një filmi sipas zgjedhjes së lirë.

Linku për aplikim:

https://docs.google.com/forms/d/18kLC23pmk84nrIzHiOszhA28VjJl2ncLZOUnTJZ1ipI/edit

Çfarë vlerësojmë?

Njohje e mirë e gjuhës angleze (shkrim dhe të folur).

Storyboard ose çfarëdo lloj forme të raportimit kreativ, psh. blog personal.

Çfarë mund të prisni nga ky program?

Trajnim gjithpërfshirës i cili do t`ju ndihmojë gjatë procesit të analizës kritike, si dhe rreth shkrimit të kritikave të shkrutra të filmit.

Mundësi fantastike që të njiheni me profesionistë nga industria e filmit dhe të ftuar të ndryshëm në edicionin e gjatë Seanema Film Festival, të ndani me ta qëndrimet tuaja dhe të ndërtoni rrjetin e njohjeve.

Mundësi që të njiheni me të rinj nga vende të ndryshme të Malit të Zi, duke mësuar më shumë rreth tyre dhe vendit nga i cili vijnë.

Një mundësi që të kaloni 4 ditë të mrekullueshme në qytetin e bukur të Ulqinit.

Diploma / Certifikatë mbi përfundim të suksesshëm të programit.

Shpenzimet në relacionin Podgoricë – Ulqin – Podgoricë, si edhe shpenzimet e qëndrimit dhe mëditjeve në Ulqin mbulohen nga organizatorët.

*Programit i bashkëngjitet në rolin e partnerit Unionin i nxënësve të shkollave të mesme nga Mali i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer