Organizata joqeveritare “Unë veproj” dhe “SEANEMA Green”, program ky i veçantë i festivalit të filmit “SEANEMA”, së bashku me Green Culture Montenegro, organizojnë të enjten, me 24 Maj të vitit 2018, me fillim në ora 11:00 në Sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Ulqin, si dhe në ora 21:30 në ishullin Ada Buna pranë Barbanës, projeksionin e filmit “Përpara përmbytjes” (“Before the Flood”).
Bëhet fjalë për filmin në të cilin aktor është Leonardo Dikaprio, fitues i çmimit Oskar. Ai është po ashtu activist i njohur për mbrotjen e mjedisit dhe ambasador i paqes të Kombeve të Bashkuara.
Filmi paraqet paraqet një përmbledhje gjithëpërfshirëse dhe informuese se si shoqëria mund të ndalojë zhdukjen e specieve të rrezikuara, ekosistemeve dhe komuniteteve indigjene.