Organizatorët e Festivalit të filmit „Seanema“ vendosën që për shkak të kushteve atmosferike mbajtjen e këtij manifestimi sonte ta transferojnë në Sallën e madhe të Qendrës së kulturës në Ulqin.
Ditën e tretë të programit është nata e filmit shqiptar, gjegjësisht do të prezantohen yjet e kinematografisë shqiptare.
Programi fillon në ora 19.30 me shfaqjen e filmit të parë „Koncert në vitin 1936“. Në ora 21 do të vazhdohet me panelin e të ftuarve të mbrëmjes ku do të marrin pjesë: Kujtim Çashku, regjisor dhe rektor i AFM Marubi, Saimir Kumbaro, regjisor i filmit „Koncert në vitin 1936“, Manushaqe Qerimi, aktore, Margarita Xhepa, aktore, „Artiste e popullit“ dhe „nderi i kombit“ dhe Muharrem Fejzo, regjisor i filmit „Kapidani“, shfaqja e të cilit do të fillojë në ora 21.30.