Duke u nisur nga rëndësia për komunë të Ulqinit dhe një numri të madh të qytetarëve tonë, si dhe trendëve në tregun rajonal dhe botëror, Sekretariati për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik ka iniciuar projektin e nxitjes dhe investimit në bujqësi, njoftohet nga ky resor të cilin e drejton Dr. Agron Ibrahimi.
Siç theksohet, nxitjet përfshijnë edhe përkrahjen financiare të aktiviteteve të cilët kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore, rritjen e numrit të të punësuarve në bujqësi dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve bujqësore.
Nxitja dhe investimi në bujqësi, në formë subvencionesh, do të mbulohet me mjetet financiare, me vlerë 50 deri në 80% të investimit të përgjithshëm.