Për pesë muajt e parë të këtij viti në arkën komunale janë derdhur 23 për qind të mjeteve të planifikuara me buxhet për këtë vit, ose rreth 1,6 milion euro, njoftohet për Portalin Ul-info nga Sekretariati për financa dhe buxhet.
Sipas fjalëve të shefit të këtij organi Valdet Axhemoviq, në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar bëhet fjalë për rritje prej rreth katër për qind.
Ai thekson se në mbushjen më të mirë të buxhetit komunal ka kontribuar pagesa më e mirë e tatimit në patundshmëri dhe komunalive.
Përndryshe, të punësuarit në organet e vetëqeverisjes lokale kanë marrë të hënën pjesën e mbetur të pagës së janarit.