Gjatë ditëve të fundit janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e trotoareve në Plazhin e Madh, rreth ndërmarrjes së “Ujësjellsit” dhe “Ndërmarrjes për veprimtari komunale”, në rrugën 28 nëntori e kështu me rradhë. Punimi i këtyre trotuarëve kanë një gjatësi prej 2020m dhe kapin vleren prej 45.000 euro, është kumtuar nga sekretariati përkatës i komunës së Ulqinit.
Poashtu kanë përfunduar punimet për vendosjen e ndriçimit publik në hyrje të stacionit të autobusave, punimet e të cilit i ka realizuar kompania Ramel dhe investimi ka vleren prej 7200 euro.
Në ndërkohë janë duke u realizuar edhe punime të tjera që ndikojnë në përmirsimin e gjendjes infrastrukturore në komunën e Ulqinit.