Sektori civil: I DËRGUAN KUVENDIT KOMUNAL PROPOZIMET PËR PROGRAMIN E PUNËS

THIRRJE OJQ-ve LOKALENë bazë të kërkesës që Shërbimi i Kuvendit të Komunës iu ka dërguar organizatave të shoqërisë civile, për të paraqitur propozimet e tyre për Programin e Punës së Parlamentit Lokal për vitin 2017, grupi OJQ-ve lokale i dorëzoi sot këtij shërbimi kërkesat e mëposhtme:

·         Të formohet KËSHILLI PËR ZHVILLIMIN DHE MBROJTJEN E VETËQEVERISJES LOKALE;

·         Të miratohet Vendimi për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Kryerjen e Punëve Publike;

·         Të formohet Këshilli për Bashkëpunimin e Vetëqeverisjes Lokale me OJQ-të;

·         Të miratohet Plani Lokal për Parandalimin e Sëmundjeve të Varësisë (i cili ndodhet në formë Drafti në sekretariatin përkatës);

·         Të sigurohet monitorimi i rregullt dhe vlerësimi i projekteve të financuara nga Buxheti i Komunës së Ulqinit, duke miratuar një Plan Monitorues të veçantë, me detyra te qarta për anëtarët e Komisionit;

·         Të publikohen në web-sajtin e Komunës emrat e anëtarëve të organeve drejtuese dhe këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike, themeluese e të cilave është Komuna e Ulqinit;

·         Në web-sajtin e Komunës të publikohen rregullisht të gjitha aktet që miraton Parlamenti Lokal;

·         Në web-sajtin e Komunës, krahas lajmërimit për mbledhjet e Kuvendit dhe rendit të ditës që është planifikuar, të publikohen edhe materialet e mbledhjeve dhe procesverbalet nga mbledhjet e mbajtura;

·         Të organizohet më së paku një takim pune (brenda vitit) i Kryetarit të Kuvendit, kryetarëve të klubeve të këshilltarëve me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm, në përputhje me nenin 179 të Statutit të Komunës së Ulqinit. 

Me qëllim të krijimit të politikave publike lokale sa më efektive dhe të promovimit të parimeve të qeverisjes së mirë e të marrëdhënieve të mira me sektorin civil, OJQ-të lokale i ofrojnë strukturave të Kuvendit angazhimin dhe ekspertizën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.