Koalicioni i OJQ-ve i dërgoi kërkesën administratës lokale në largim që të shlyejë obligimet ndaj atyre organizatave të cilave iu miratuan mjetet në bazë të Konkursit për vitin 2017.
Kontratat u nënshkruan në fund të dhjetorit, ndërsa administrata lokale ishte e obliguar që mjetet e ndara t’i paguajnë deri me 30 Janar të këtij viti.
Siç theksohet në shkresë, në këtë mënyrë cenohet cilësia e realizimit të 28 projekteve fituese si edhe pengohet në mënyrë të drejtpërdrejtë hapja e Konkursit për vitin 2018.