Udhëheqësi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Flamur Sella ka deklaruar se shumica e zjarreve të cilët gjatë kësaj vere kanë shpërthyer në zonën e komunës së Ulqinit janë shkaktuar qëllimisht.
“Mund të konstatojmë që në më shumë se 90 për qind të rasteve zjarret janë shkaktuar qëllimisht. Sidomos kjo ka të bëj me hapësirën afër kufirit me Shqipërinë ku ka shumë pyll dhe bimë të ulëta”, tha ai për “Dan”.
Theksoi se situatë e ngjashme ndodhi edhe në pjesën e pasme të Plazhit të madh. “Kjo ndodh sipas një rregulli, gjithmonë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Është e qartë, pra, se bëhet fjalë për qëllim, e jo për rastësi”, tha ai duke apeluar tek qytetarët që të ju lajmërojnë organeve kompetente personat të cilët mund të jenë piromanë.