Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.
Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do zgjerojë buxhetin me fokus të të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në tregun e punes.
“Në planin veprues lokal për vitin e ardhshëm do të zgjerohet numri i aktiviteteve dhe projekteve për të rinjtë”, shtoi Sella.