Në dy ditët që kaluan në hotelin “Dolcino” u mbajt seminari për nxënësit e shkollave të mesme të cilët së shpejti do të japin provimin për diplomë në gjuhën gjermane dhe e cila iu mundëson studimin në këtë vend pa dhënie të provimeve shtesë.
Seminari është mbajtur në organizimin e Zyrës qendrore për shkollat jashtë shtetit, ndërsa e ka udhëhequr koordinatori i këtij institucioni dhe profesori në shkollën e mesme në Ulqin Armin Shnur.
Në këtë tubim kanë marrë pjesë 33 nxënës të shkollës së mesme nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Në Gjermani dhe Austri me shpenzim të qeverive të këtyre shteteve për momentin studiojnë rreth dhjetë të rinj nga Ulqini.