“Sepse e duam Ulqinin”: TË MARTËN AKSIONI I MADH I PASTRIMIT TË QYTETIT

Për ndër të Ditës Botërore të Mbrotjes së Mjedisit, Komuna e Ulqinit, më 6 qershor 2023 (e martë), organizon akcion të madh të pastrimit, me sloganin “Sepse e duam Ulqinin”
Aksioni është pjesë e projektit „Building LBBUEC (Lower Bojana Basin and Ulcinj Ecosystem Comple) resilience dhe OJQ EnvPro. Akcionit të Komunës deri tani janë bashkëngjitur sh.p.k. „Veprimtaritë Komunale“, Ndërmarrja Publike „për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave Ulqin“, shkollat filloret „Boshko Strugar“, „Marshalli Tito“, „Marko Nuculloviq“ dhe „Bedri Elezaga“, shkolla e mesme „Vëllazërim Bashkim”, shoqatat MogUL, Martin Scheinder Jacoby Association, Reborn by Adventures dhe Shoqata e grave sipërmarrëse.
Sipas programit, akcioni do të zhvillohet më datën 6 qershor, në intervalin kohor 9:00-13:00, njekohësisht në 6 lokacione:
1. Lokacioni I: Kalaja – Rana – Pylli i Pishave;
2. Lokacioni II: Rruga Mëhalla e Re – Valdanosi;
3. Lokacioni III: Mali i Bardhë;
4. Lokacioni IV:Qendra e Shtojit;
5. Lokacioni V: Qendra e Katërkollës;
6. Lokacioni i VI: Përroi i Millës.
Qëllimi i aksionit të pastrimit është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes të hapësirës së përbashkët të jetesës. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit.
Me këtë komunikim ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi