Historia e qëndrimit të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj botëror Miguel de Servantes në Ulqin, si rob i kusarëve, në fund të shekullit 16, hyri në fazë të re.
Për këtë gjë u kujdes gazetarja e njohur nga atdheu i tij, Spanja, Angella Rodicio (53), e cila pak kohë më parë publikoi librin “Dulcinium. El amor perdido de Cervantes”(Ulqini. Dashuria e humbur e Servantesit).
Siç thuhet në parathënie, në të autorja vendos pyetjen: a ishte Dulçinea person apo bëhet fjalë për vend të vërtetë?
Rodicio, e cila në Ulqin qëndroi disa herë, ka tentuar që në këtë libër prej 426 faqesh, të zbulojë atë që mund të jetë çelësi për dashurinë e madhe të Servantesit dhe zhgënjimit të tij me atdheun.