Të premten, me datë 12 qershor 2020, me fillim në ora 10:30, do të organizohet takimi konsultues me temën: “Ndikimi i COVID-19 në punën e organizatave joqeveritare“. Konsultimet do të mbahen në hapësirat e Qendrës Lokale të Resurseve – Horizonti i Ri (Ulqin).
Thirrja është e hapur për OJQ-të nga komuna e Tivarit dhe Ulqinit.
Ky takim do të jetë rast i mirë për të shqyrtuar mundësitë dhe nevojat aktuale të OJQ-ve në periudhën pas COVID-19 dhe përpara një vale të re të mundshme.
Në këtë takim do të diskutohet për këto pika:
- Prezantimi i raportit të CRNVO-së “Ndikimi i Covid-19 në punën e OJQ-ve në Mal të Zi”,
- Shkëmbimi i përvojave, praktikave dhe njohurive midis OJQ-ve në situata emergjente,
- Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi midis OJQ-ve për të reaguar në situata emergjente,
- Identifikimi i mbështetjes së veçantë për OJQ-të, me qëllim të reagimit më të mirë në situata emergjente.
Pjesëmarrja e 1 përfaqësuesi të organizatave lokale duhet të konfirmohet deri të enjten, me datë 11 qershor, në ora 14:00, në adresën: ivana.smolovic@crnvo.me ose në nr. e telefonit 020 219 120.
Konsultimet janë një nga aktivitetet e Qendrës së Resurseve për Organizatat e Shoqërisë Civile në Mal të Zi, të cilat Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) i realizon në partneritet me OJQ Bonum nga Plevla, OJQ Nada nga Herceg Novi, OJQ Horizonti i Ri nga Ulqini dhe Qendrën Demokratike të Bijello Poles.
Projektin e financon Bashkimi Evropian dhe e bashkëfinancon Ministria e Administratës Publike.